Partia Demokratike e Kosovës

PARTIA

Berat Luzha



Ka lindur më 8 janar 1953 në fshatin Begracë, komuna Kaçanik.
Është shkolluar në Begracë, Kaçanik të Vjetër, Kaçanik dhe Prishtinë. Ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe.
Me profesion është gazetar. Ka punuar në gazetën e përditshme “Rilindja”, në gazetën ilegale “Liria”, në gazetat “Bashkimi” dhe “Bashkimi sindikal”, në agjencinë e lajmeve “Kosovapress” dhe radiot “Kosova e lirë” e “Rilindja”.

Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar është përfshirë në lëvizjen ilegale politike atdhetare.
Vitet e tetëdhjeta i ka kaluar nëpër burgjet jugosllave, i dënuar për veprimtari atdhetare.
Në vitet e nëntëdhjeta është përfshirë në veprimtari legale politike në kuadër të LDK-së dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare.
Mori pjesë në luftën çlirimtare të UÇK-së, në sektorin e informimit publik.

Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e viteve 1992, 2001, 2004 dhe 2007.
Një mandat ka qenë zv/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (2012 – 2014)
Ka kryer detyrat e kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (1996 – 2001), të nënkryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (1997 – 1998), të kryeredaktorit të gazetës dhe radios “Rilindja” (1999 – 2000), të drejtorit të agjencisë së lajmeve “Kosovapress” (1999), etj.
Është dënuar tri herë për veprimtari atdhetare, me mbi 22 vjet burg, nga të cilat i ka mbajtur nëntë vjet.
Ka botuar librin poetik “Këngë burgu, Këngë lirie” dhe monografinë “Një histori për Sulë Durmishin”. Gjithashtu, ka përgatitur për botim librin në katër vëllime “ARKIVI I LUFTËS i agjencisë shtetërore informative “Kosovapress”.
Anëtar i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është nga viti 2002 dhe anëtar i Kryesisë nga viti 2005.