Partia Demokratike e Kosovës

PARTIA

Kryetari

KADRI VESELI

          

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës        

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) 

Z. Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Dhjetor të vitit 2014, dhe  Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Maj të vitit 2016. Para zgjedhjes së tij si nënkryetar i PDK-së, në Janar të vitit 2013, Z. Veseli për pothuajse një dekadë, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kontribuoi në fushën e sigurisë, ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës. Ai, gjithashtu, ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, ka mbështetur në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje. Në këtë proces, Z. Veseli, ka shërbyer si Këshilltar i jashtëm në Delegacionin e Kosovës. Z. Veseli ishte një nga udhëheqësit e rinj të Lëvizjeve studentore, gjatë viteve 1988 – 1990, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, dhe për njohjen e të drejtës për pavarësi. Z. Kadri Veseli, aktualisht, është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni. Ai dhe gruaja e tij Violeta, janë prindër krenarë të katër fëmijëve - tre djem dhe një vajzë.