Partia Demokratike e Kosovës
INSTITUCIONET EVROPIANE
KOSOVA DHE INSTITUCIONET EVROPIANE  


-  PDK përcjell me interesim të veçantë reformat e institucioneve ndaj popujve dhe kombeve ka sjellë pashmangshëm politikën e konflikteve të vazhdueshme që kanë destabilizuar tërë rajonin. Pa respektimin e të drejtës dhe vullnetit të çdo populli as që mund të bëhet fjalë për demokratizim të Ballkanit.

- PDK mbështet përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të përshpejtimin e realizimit të këtij qëllimi. Vetëm një bashkim demokratik i Evropës që respekton veçoritë e secilit komb dhe di t’i integrojë përmes tolerancës dhe solidaritetit, bëhet realitet për dhënien fund të konflikteve të armatosura në rajon.


KOSOVA SHTET ME INSTITUCIONE DEMOKRATIKE

-          PDK angazhohet që në Kosovë të vendoset shteti i demokracisë parlamentare, ndërtimi dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, ngritja e të gjitha institucioneve demokratike, sistemi i ri juridik në të gjitha nivelet, sistemi bankar dhe strukturat shtetërore e administrative, pra, pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.