Partia Demokratike e Kosovës
TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT
TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT SIPAS STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE

 E drejta për jetë, informim dhe zgjedhje të lira.
 
- PDK do të krijoje kushte reale për të garantuar e siguruar në praktikë liritë e njeriut, të drejtat politike, zgjedhjet e lira me votë të fshehtë plurale dhe të barabartë.

- PDK do të garantojë jetën e mbrojtur me ligj, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e shtypit dhe medieve, të bindjes e të fesë, paprekshmërinë e pronës, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave si dhe lirinë e punës.