Partia Demokratike e Kosovës
INTEGRIMET
INTEGRIMET SHQIPTARE NË RAJON DHE EVROPË

  
-  Në kuadër të rajonit, PDK rreshtohet përkrah forcave politike që kanë për qellim demokratizimin e tij. Politika e shtypjes dhe e diskriminimit ndaj popujve dhe kombeve ka sjellë pashmangshëm politikën e konflikteve të vazhdueshme që kanë destabilizuar tërë rajonin. Pa respektimin e të drejtës dhe vullnetit të çdo populli as që mund të bëhet fjalë për demokratizim të Ballkanit.


-  PDK mbështet përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat kanë për qellim që me pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane të realizojnë të drejtat e pakontestueshme kombëtare.

-  Politika e PDK-së do të synojë që Kosova të jetojë në paqe e demokraci me të gjitha shtetet e rajonit. Ne jemi për bashkëpunim fqinjësor bilateral e multilateral si në rrafshin politik, ekonomik, të mbrojtjes e sigurisë ashtu edhe në atë arsimor, kulturor, tekniko-shkencor e sportiv si dhe në çdo aspekt të jetës ekonomiko – sociale.


-  PDK angazhohet për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar me shtetin shqiptar, kombëtare e ndërkombëtare.