Partia Demokratike e Kosovës
MODERNIZIMI I FORCAVE MBROJTËSE
MODERNIZIMI I FORCËS MBROJTËSE TË KOSOVËS
 
-  PDK vlerëson si një nder momentet më vendimtare të historisë sonë themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj për paqe, liri, pavarësi dhe demokraci.

-  PDK angazhohet fuqishëm për ristrukturimin dhe modernizimin e Forcës mbrojtëse të Kosovës në kushtet e krijuara, me objektiv integrimin e saj në strukturat Euro – Atlantike.

-  PDK angazhohet përherë për profesionalizëm dhe ngritje të aftësisë së saj mbrojtëse. PDK do të kundërshtojë energjikisht çdo tendencë për politizimin e forcave Mbrojtëse të Kosovës. PDK do të angazhohet që statusi, vendi, roli dhe pozita materiale e forcës mbrojtëse të Kosovës të rregullohet në mënyrë sistemore me ligj.