Partia Demokratike e Kosovës
EKONOMIA E TREGUT
- PDK angazhohet për ekonomi private në Kosove, të bazuar në ligjet e ekonomisë së tregut, të hapur e të lirë, të integruar në institucionet rajonale dhe euro-atlantike. Kjo perspektivë e përgjithshme do të përcaktojë orientimin e saj politik, legjislativ dhe administrativ.

-  PDK do të angazhohet për privatizimin e pronës shoqërore sa më shpejt që do të jetë e mundur pas zgjedhjeve të lira.

-  PDK gjatë fazës tranzitore do të bëj përpjekjet maksimale të sanojë pasojat e luftës dhe të zvogëlojë prapambetjen ekonomike që karakterizon vendin tonë në raport me Evropën. Për arritjen e këtyre objektivave, PDK angazhohet në frymën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore që donatorëve dhe investitorëve të jashtëm t’ua lehtesojë rrugën e realizimit të projekteve që kanë të bëjnë me Kosovën.

-  PDK angazhohet që ekonomia jonë të adaptohet në rrethanat e reja qoftë me kontekstin evropian, qoftë me atë botëror. Krijimi i një tregu fleksibil është një nder objektivat tona.

-  Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një treg të fortë dhe konkurrues.

- për këtë arsye, ekzistenca e një kornize, që do t’u mundësojë forcave të tregut të përmbushin me korrektësi rolin e tyre, është e domosdoshme për sukseset ekonomike, dhe paraqet një kusht për një politikë efikase të punësimit

-  Në botën ku globalizimi dhe progreset shkencore nuk kanë të ndalur, Partia duhet të krijoje kushte që do t’u mundësojnë ndërmarrjeve të prosperojnë dhe të adaptohen, të cilat do të favorizojnë edhe krijimin e ndërmarrjeve të reja.

-  PDK do të stimulojë, favorizojë dhe mundësojë krijimin e ndërmarrjeve duke bërë lehtësime dhe duke i zbutur masat administrative.

-  Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme paraqet për ne prioritet absolut sepse, në këto ndërmarrje ndodhet potenciali më i madh i rritjes së rendimentit dhe krijimit të vendeve të punës.

-  PDK do ta orientojë shoqërinë drejt ekonomisë moderne dhe do të angazhohet kundër çdo ngulfatjeje të inovacioneve .

-  Duke qenë se konkurrenca e lirë në treg dhe liria e këmbimit janë të domosdoshëm për të stimuluar rritjen e zhvillimit ekonomik, PDK angazhohet për një treg të fortë dhe konkurrues.

-  Duke qenë se teknologjitë e reja, modifikojnë rrënjësisht natyrën e punës dhe i japin organizimit të punës një dimension ndërkombëtar, PDK konsideron se një nga detyrat më të rëndësishme që nënkupton modernizimin, duhet të jenë, investimet në kapitalin njerëzor me qellim që individët dhe ndërmarrjet shoqërore dhe ekonomike nga depërtimet e reja teknologjike në Kosovë dhe rajon, do të përcillen edhe me një dozë të pasigurisë rreth punësimit të njerëzve. Për këtë arsye, PDK do të angazhohet për krijimin e kushteve të përgatitjes profesionale të vazhdueshme kompatibile, konform nevojave të tregut.