Partia Demokratike e Kosovës
PËRKUJDESJA SOCIALE
-  PDK ka për qellim mbrojtjen e shtresave shoqërore të varfra dhe të mesme mbi të cilët rëndojnë pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve, të të burgosurve politikë dhe viktimave të agresionit serbomadh.

-  PDK do të angazhohet posaçërisht për t’i ndihmuar ata dhe për t’i integruar sa më denjësisht në shoqëri .
-  PDK angazhohet për institucionalizimin e një fryme të re sociale që konsiston ne krijimin e kushteve të barabarta për progres të çdo qytetari të Kosovës.

-  Periudha e papunësisë duhet të shndërrohet në një periudhe për të përmirësuar kualifikimin profesional.

-  PDK do të përpiqet të respektojë normat sociale minimale, t’i ndihmojë familjet që të adaptohen në përputhje me ndryshimet dhe t’u ofrojë mundësi të reja atyre familjeve që nuk mund të ndjekin zhvillimin.
-  Për të krijuar një mirëqenie të gjithëmbarshme të popullit ne do të angazhohemi:

-  të hapim një perspektivë të re për qytetaret e Kosovës,

-  të hapim vende të reja pune,

-  të mundësojmë kualifikime të reja që do të jenë në përputhje me standardet evropiane,

-  PDK do të angazhohet për t’iu siguruar të gjithë pensionistëve të drejtën ne pension, shfrytëzimin e kësaj të drejte universale sociale e njerëzore.

-  PDK do të ketë përkujdesje të vazhdueshme për të përndjekurit politikë, të të gjitha kohërave, për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës dhe për të gjithë ata që në forma të ndryshme pësuan nga pushtuesi. PDK do të përkujdeset për punësimin e pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

-  PDK angazhohet në gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për të luftuar problemet gjithnjë e më urgjente që lidhen me kriminalitetin, ç’integrimet shoqërore, përdorimin e narkotikëve dhe të të gjitha devijimeve të tjera në shoqëri.