Partia Demokratike e Kosovës
FËMIJËVE – FËMIJËRI TË LUMTUR
-  Në përputhje të plotë me Deklaratën universale të të drejtave të njeriut, me rezolutat, deklaratat, konventat dhe rekomandimet e OKB-së, si dhe të institucioneve të specializuara që kanë për objekt eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit PDK do të angazhohet që fëmijëve të Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, gjinore apo racore t’u sigurojë një jetë të lumtur dhe me perspektivë.

-  PDK do të angazhohet që e drejta e fëmijëve të mbrohet me ligj, që fëmijëve t’u sigurohet mbrojtje sociale për zhvillim normal psiko –fizik, fëmijët të gëzojnë të drejtën e arsimit të obligueshëm fillor falas.

-  PDK do të angazhohet që fëmijëve si në qytet ashtu edhe në fshat t’u krijojë kushte për mësim, dëfrim dhe aktivitete të ndryshme kulturore sportive dhe rekreative.

-  PDK do të angazhohet që të ndalojë me ligj punën dhe eksploatimin e fëmijëve te moshës jomadhore.

 
-  RINIA  Rinia ishte shtylla kryesore e luftës sonë çlirimtare, ajo do të jetë force kohezive e shoqërisë në Kosovën e Pavarur e demokratike.

-  PDK e sheh si të domosdoshme mbështetjen e gjithanshme të rinise, për arsim, edukim punësim dhe përfshirjen e saj me përparësi në gjithë jetën politike e shoqërore të vendit. Kujdes të veçantë do t’i kushtojë ngritjes së tyre profesionale, punësimit dhe specializimit të tyre edhe në botën e jashtme.

-  PDK do të stimulojë të rinjtë për aktivitete rekreative dhe sportive.