Partia Demokratike e Kosovës
EMANCIPIMI DHE TË DREJTAT E GRUAS
- PDK angazhohet për emancipimin e shoqërisë në përgjithësi, e të gruas në veçanti.

- PDK vlerëson lartë rolin dhe rëndësinë e gruas shqiptare gjatë Luftës çlirimtare.

-  PDK do të angazhohet që për një pune me vlerë të njëjtë të ketë pagë të njëjtë pa dallim gjinie dhe do të luftojë kundër çdo forme të diskriminimit të gruas si në këtë aspekt, ashtu edhe në të gjitha aspektet tjera.

- Ne do të angazhohemi që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme duke përfshirë edhe dispozitat ligjore për të luftuar të gjitha format e tregtisë me gra dhe të prostitucionit si deformitete të shoqërisë moderne.