Partia Demokratike e Kosovës
KULTURA
PDK do të angazhohet dhe do të favorizojë një zhvillim të gjithanshëm kulturor në të gjitha lëmenjtë me qëllim që të vendoset një ekuilibër i harmonishëm në mes të progresit teknik e teknologjik dhe ngritjes intelektuale e morale të qytetarëve.

-  PDK do të angazhohet për ruajtjen, kultivimin, pasurimin dhe përhapjen e kulturës sonë kombëtare

- PDK do të angazhohet për një bashkëpunim kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar që do të shtrihet në të gjitha fushat e aktiviteteve intelektuale dhe kreative që lidhen me edukimin, shkencën dhe kulturën.


-  Bashkëpunimi kulturor kombëtar e ndërkombëtar do të ketë për qellim:

- të shpërndajë njohuritë dhe të stimulojë begatinë kulturore;

- të zhvilloj marrëdhënie paqësore dhe të miqësisë në mes të popujve;

-  t’i mundësojë çdo njeriu t’i afrohet njohurisë, të shijojë artet dhe letërsinë e popujve të ndryshëm, të marrë pjesë në progresin e shkencës që është arritur në tërë pjesët e botës dhe të kontribuojë nga ana e tij në pasurimin e jetës kulturore.

-  Bashkëpunimit kulturor do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë, edukimit moral e intelektual të rinisë në një frymë të miqësisë, të mirëkuptimit ndërkombëtar dhe të paqes.