Partia Demokratike e Kosovës
MODERNIZIMI I ARSIMIT
MODERNIZIMI I ARSIMIT KUSHT PËR NIVELIZIMIN ME STANDARDET PERËNDIMORE  

-  PDK do të angazhohet për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë, dhe nivelizimin e tij me standardet e shteteve të demokracive perëndimore.

-  Një angazhim të veçantë do të kemi në shtrirjen e arsimit fillor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

-  PDK do të ketë synim të saj të vazhdueshëm përmirësimin e kushteve të gjithanshme në të gjitha nivelet e arsimit, stimulimin adekuat në bazë të vlerave të punës dhe ngritjes profesionale të punëtorëve arsimorë.

-  PDK do të inkurajojë dhe mbështesë iniciativën për depolitizimin e sistemit arsimor dhe do të angazhohet për krijimin e kushteve për arsimim privat .

-  PDK do të angazhohet për krijimin e kushteve për intelektualet, specialistët dhe kuadrot tjerë të shoqërisë moderne për punë normale shkencore e inovative të cilët do të çmohen dhe nderohen nga Partia jonë.