Partia Demokratike e Kosovës
POLITIKA SHËNDETËSORE
-  PDK angazhohet për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të të gjithë qytetareve si detyrë për krijimin e një shoqërie të shëndoshë në Kosovë.

-  Me qëllim që ta bëjmë këtë, politika shëndetësore do të bazohet në planifikimin shëndetësor si detyrë kryesore drejt ristrukturimit tërësor të sistemit shëndetësor përmes elaborimit global dhe të koordinuar politik pa harruar përparësinë në ndarjen e mjeteve në kuadër të kësaj politike.