Partia Demokratike e Kosovës
AMBIENTI
PËR NJË AMBIENT KUALITATIV TË JETËS!


-  PDK angazhohet për një ambient ekologjik kualitativ.


-  PDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja ekologjike, nga shkatërrimet e pandërgjegjshme, sidomos të pyjeve. Do të angazhohemi për planifikim hapësinor dhe planizim urbanistik, për rregullimin e territorit dhe planifikimin e hapësirës zhvillimore.


-  PDK do të mbështet uljen e taksave për teknologjinë bashkëkohore që nuk bën ndotjen e ambientit dhe do të insistojë në ngritjen e tatimeve ndaj firmave ndotëse të ambientit.