PDK

PDK

PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE I HAPJES SË MUNDËSIVE PËR RININË


Partia Demokratike e Kosovës është parti konservatore e qendrës së djathtë që ka për qëllim strategjik zhvillimin e sektorit privat, për të arritur rritje më të madhe të synuar ekonomike, me qëllim të ngritjes së mirëqënies së qytetetarëve të Republikës së Kosovës.

Programi jonë i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, do të arrijë nje rritje të qëndrueshme ekonomike e cila do të shkoj prej 5 % deri 7 %, duke u dhënë prioritet investimeve në shëndetësi, arsim dhe kërkime shkencore, infrastukturë të re, rend dhe ligj duke përfshirë edhe prioritet tjera, që do të sjellin zhvillim ekonomike jo vetëm për vitet 2021 – 2025, por edhe për dekadat e ardhshme.

Në Programin tonë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik kemi masat konkrete per ta mbeshtetur dhe zhvilluar

1.Biznesin / Sektorin privat

2.Përkujdesin ndaj shtreses social dhe pensioneve dhe

3.Të punësuarit në sektorin privat dhe publik.

Biznesin do ta mbëshesim me këto masa:

a) Do të ketë likuiditet shtesë; do të themelohet fondi për të ndihmuar ndërrmarjet tona në shumë mbi 500 milion euro (pesëqind milion euro), në formë të mbeshtetjes financiare për biznese, të cilat kanë vështirësi për të funksionuar si duhet për vitin e parë por do të ketë përkrahje edhe për vitet tjera të qeverisjes tonë. Këto mjete (para pa kthim) do t’u jepen bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara në Ligjin e buxhetit të shtetit.

b) Qeveria e Republikës së Kosovës do të marrë përsipër pagesat e shumës së interesit të huamarrjes që janë marrë në bankat komerciale të Kosovës nga prodhuesit të cilët eksportojnë mallra jashtë Kosovës, ndërrmarjet të cilat merren me agrobiznes dhe përpunimin e produkteve agrare.

c) Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi, siç ka ndodhur deri më tani, por mbledhja përkatsisht pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit. Kjo do të ju ofroj likuiditet shtesë për bizneset.

d) Tatimin në të Ardhura të Korporatave do të ulet për disa vite të caktuara nga 10%, sa ishte deri më tani, në 8%, 7%, 5% dhe 0% varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.

e) Rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do të shkojë deri në 100% për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset.

f) Do të futen skemat e garancisë për të forcuar pozicionet e kolateralit në hua, ndërkaq fondet për këto skema do të sigurohen nga shteti, do të rregullohet çështja e trajtimit të Hipotekave dhe lartësise së hipotekës që vendosen si kolateral për kredi.

g) Për çdo vit do të krijohet një linjë buxhetore në shumën prej 15 milion euro në buxhetin e shtetit për t’i mbështetur financiarisht nëpërmjet granteve (para pa kthim) të rinjtë dhe të rejat që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit.

h) Me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik, në përputhje me rregullat e tregut dhe rregullat në interes të kontribueseve, në trustin pensional do te krijohet hapësira ligjore për mundësi të investimit të mjeteve të trustit në vendin tonë vetëm për projekte të zhvillimit ekonomik.

i) Do të zvogëlohen pengesat ligjore dhe rregullatore për inkurajimin e formave alternative dhe inovative të financimit për biznesin, si dhe do të rriten e forcohen institucionet e garantimit për të lehtësuar qasjen në financa, me ç’rast sipërmarrësit do të kenë qasje shumë më të lehtë në kapital sesa që kishin deri sot. Për më tepër, do të ketë mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Do të Përkujdesem ndaj shtresës social dhe pensionerëve me këto masa:

a) Do të rritet shuma e ndihmës sociale mbi 30% për të gjithë përfituesit e ndihmë sociale.

b) Do të ketë rritje të të gjitha llojeve të pensionit varsishte prej kategorise se pensionit dhe reforma të thella për trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve pensionistë, duke përfshirë në skemat e kontributdhënësve ata qytetarë të cilët kanë pasur pengesa për arsye të mungesës së 15 viteve, ku do te jete pension i shkallezuar sipas perqindjes dhe viteve.

c) Nga rritja e pensioneve do te perfitojne,

i) Pensionistet e moshës 40 %,

ii) Pensionistet kontributdhënëse 35 %,

iii) Pensionit veteran te luftes 30%, dhe

iv) Të gjithë pensionet tjera ne shumën 30%.

d) Familjet e dëshmoreve do të realizojnë pensione varësisht nga numri i anëtareve deshmorë që kanë.

e) Do të rregullohet çështja e pensioneve ku pensionistët e moshës do të ju lejohet që të jenë përfitues edhe i pensioneve tjera ku i plotësojnë kushtet me ligj.

f) Veteranëve nuk do të ju ndërpritet pensioni i veteranit nëse kanë kontrat pune.

g) Pensionistet që gëzojn pensione bazik nuk do të jenë të detyruar që të zgjedhin në mes të cilit pension me marr, por do ta marrin pensionin e moshës dhe pensionin tjetër që ja njeh ligji.

h) Do të reduktohet norma TVSH-së për gjëra ushqimore për konsum të përditshem të qytetarëve, e cila do të llogaritet dhe paguhet prej tetë përqind (8%) nga 18 % sa eshte tani për furnizimin e mallrave dhe importin e tyre në Republiken e Kosovës.

i) Do të lirohen nga TVSH-ja barnërat të cilat importohen dhe prodhohen në vendin tonë.

Do të marrim këto masa për ti mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe Publike

a) Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro.

b) Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veqantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuareve dhe punëdhënësve.

c) Do të rritet numri i Inspektorëve të Punës, i cili numër do të jetë i mjaftushëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës dhe mbrotjen e të drejtave të të punësuareve.

d) Me qëllim të rritjes së pagave në sektorin privat, dhe të ardhurave të disponueshme të punësuareve për një standard më të lartë të qytetarëve tanë, do të angazhohemi që për kompanitë të cilat rritin pagat për të punësuarit e tyre në mbi 500 euro në muaj, Tatimi mbi të Ardhurat e Korporates të jetë nga 10% sa është aktualisht, në 5% në qeverinë tonë.

e) Do të rriten pagat ekzistuese në mesatare prej 30% për të gjithë zyrtarët në sektorin publik, përmes rregullimit të ligjit për paga. Do të rregullohen kualifikimet adekuate të pozitës së punës sipas përvojës dhe kualifikimeve profesionale.


Shpërndaje: