Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vlerësimin e plotë poztiv nga Auditori i Pavarur bazuar në Raportin e Auditimit për katër fushatat e fundit zgjedhore në Kosovë.


Ky raport përfshin Raportet Financiare të Fushatave për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut 2019, zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut 2020, si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës 2020.


Po ashtu, në raportin e Auditorit të Pavarur, të përzgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në raportet vjetore financiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020, PDK është vlerësuar maksimalisht.


Partia Demokratike e Kosovës e ka shpërfaqur ndër vite se është kampion i menaxhimit të duhur të financave dhe shpenzimit të buxhetit sipas ligjit, duke marrë çdoherë vlerësimin maksimal, të ashtuquajtur "Opinion".


Këtë e dëshmon edhe Raporti i përmbledhur i Auditorit të Pavarur me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të mbikëqyrur mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga partitë politike. Në këto shtatë raporte të Auditimit, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike që e ka marrë vlerësimin maksimal.


Më poshtë mund t’i shkarkoni raportet financiare:


Raporti financiar vjetor2020

Raporti për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut 2020

Raporti për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë 2020

Raporti për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale 2019

Raporti për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të Zubin Potokut, Zvecanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut 2019

Raporti financiar vjetor 2019

Raporti financiar vjetor 2018