Hoxha, PDK: Qeveria Kurti po vazhdon kapjen e institucioneve të pavarura

Prishtinë, 4 qershor 2021 - Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në një konferencë për media ka denoncuar përpjekjet e fundit që po bënë Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje e Albin Kurti për emërimet politike në institucionet e pavarura në Kosovë.

Ajo ka ka denoncuar zhvillimet e fubdit që po ndodhin me emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

"Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Sstetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardhë edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport. Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli.", kja thënë ajo.

Hoxha ka përmendur edhe Hasnije Ilazin e cila ka qenë e angazhuar në organizatën KEC të themeluar nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe ka qenë mentore e Rron Gjinovcit, si dhe profesorin Gëzim Tosuni i cili edhe publikisht tashmë dihet që është nipi i zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

"Nëse ky propozim i qeverisë vjen në Komisionin tonë dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i qeverisë do të jetë jashëzakonisht i madh në këtë institucion të pavarur. Dihet që Kosova është përjashtuar nga mekanizmat që lidhen me cilësinë e arsimit ENQA dhe EQAR dhe kriteret që duhet t'i plotësojë Kosova në dy vitet në vijim për t'u rikthyer në këta mekanizma të rëndësishëm kanë të bëjnë me mosinterferimin e politikës.", ka përfunduar ajo.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.