Krasniqi: Në dialogun sot, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB, dikur diskutohej

Partia Demokratike e Kosovës, çdo herë është e gatshme për zgjedhje, ka deklaruar kështu kreu i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi në Prime Time në Kanal10. Por, sipas tij mbajtja e zgjedhjeve të reja, nuk janë zgjidhje.

 “PDK-ja është e gatshme për zgjedhje çdo herë. Ne jemi të gatshëm edhe sot sikur të mbahen zgjedhjet. Ne nuk i kemi planifikuar as zgjedhjet në veri të vendit, por, edhe aty kemi qenë të parët që kemi kandiduar. Bile VV-ja ka lypë afat shtesë për t’i gjetë kandidatë”. Nuk jam i sigurt nëse zgjedhjet, janë zgjidhje. Sepse, kur e kërkon mandatin e kërkon për të foruar zgjidhje njerëzve që të kanë votuat”, tha Krasniqi në Prime Time.

Krasniqi: Në dialogun sot, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB, dikur diskutohej

Kretari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se një marrëveshje finale me njohje të ndërsjelltë me Serbinë, do të zgjidhte konfliktin e ngrirë me shtetin serb.

Krasniqi në Prime Time ka thënë se vite më parë Kosova diskutonte edhe për ulësen në OKB, por tani një temë e tillë nuk është më në tavolinën e dsikutimeve, shkruan Gazeta10.

“Ulësja e OKB-së fatkeqësisht sot nuk është në tavolinë. Ka qenë dikur. Ne kemi diskutuar për një përfundim, për një marrëveshje gjithpërfshirëse, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB ka qenë edhe më i lehtë. Sot nuk është opsion. Sot, situata pa njohjen e ndërsjell do të ishte shumë problematike. Duhet njohja e ndërsjell. Kosova s’duhet të heq dorë nga njohja e ndërsjell si pjesë e marrëveshjess gjithpërfshirëse. Por, do të krijojshim një status-quo e re, ne sot e kemi një status-quo, por do ta krijojmë edhe një tjetër”, tha Krasniqi në Prime Time. 

Krasniqi: Draftin e parë franko-gjerman nuk do ta nënshkruante asnjë parti shqiptare

Kreu i PDK-së në emisionin “Prime Time”, ka komentuar planin franko-gjerman duke thënë se draftin e parë të këtij plani nuk do ta nënshkruante asnjë parti shqiptare, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se draftin e sjellur nga Lajçku këtë javë e konsideron si të ri, ndërkohë që ai i pari është larg aspiratave të shtetit të Kosovës.

“Unë e konsideroj këtë një draft të ri. Atë që e kam thënë për draftin e parë i qëndroj mbrapa. Ashtu siç ka qenë drafti i parë nuk besoj që mund ta nënshkruaj kushdo prej partive shqiptare në Kosovës sepse është larg nga objektivat qendrore dhe aspiratat tona. Por kjo nuk do të thotë se duhet të refuzohet si i tillë sepse besoj që ekziston mundësia për të u angazhuar në këtë proces dhe për të kërkuar dhe rritur realizimin e aspiratave tona shtetërore, të cilat i kam thënë në Kuvendin e Kosovës.”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Kosova duhet të ketë pesë objektiva që duhet kërkuar në planin që tani po quhet evropian.

“Sipas meje dhe PDK-së janë pesë. E para të ruhet karakteri unitar i shtetit të Kosovës brenda integriteti territorial dhe sovranitetit kushtetues që e kemi. E dyta të garantohet njohja e Kosovës nga 5 vendet mos njohëse të BE-së. E treta Kosova të hap procesin e anëtarësimit në NATO. E katërta që të merret statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në BE. E pesta njohja e ndërsjellët që duhet të jetë objektivi themelor.”, ka deklaruar në Prime Time Memli Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se njohja reciproke me Serbinë duhet të jetë objektiva kryesore e marrëveshjes./Gazeta10

https://youtu.be/dcwCdty3_As

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.