Krasniqi: Pavarësia e ShBA-së shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke cekur se “4 korriku 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike”.

"Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të", ka shkruar Krasniqi dhe ka uruar stafin e Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorin Hovenier, pjesëtarët e Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.

Postimi i plotë:

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.

Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të.

Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë. 🇺🇸


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.