Krasniqi: PDK do t’ia kthejë perspektivën e Klinës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Klinë sot në mbështetje të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Esat Raci dhe kandidatët për asamble komunale.

Krasniqi ka shkruar se qeverisja e PDK-së e kishte transformuar Klinën në qytet urban e me investime të shumta kapitale, por se në katër vjetët e fundit kjo komunë, sipas tij, ka stagnuar.

Postimi i Memli Krasniqit:

Sot, në Klinë, takova kandidatin për kryetar, Esat Raci dhe kandidatët për Asamblenë komunale.

Qeverisja e PDK-së e ka transformuar Klinën në qytet urban e me investime të shumta kapitale. Por, në katër vitet e fundit, kjo komunë ka stagnuar.

Bashkë me qytetarët e Klinës, kryetari i ardhshëm Esat Raci, do ta kthej perspektivën e Klinës sepse kjo komunë nuk mund të jetë stacion udhëtimi për të rinjtë që s’po shohin perspektivë.

Klina duhet të bëhet adresë ku perspektiva është e hapur, e mundur dhe i ofrohet gjithsecilit pa dallim.

Për këtë, kryetari në ardhje Esat Raci, ka plan dhe e ka tërë mbështetjen e PDK-së, timen, të kryetarit të Degës, Sokol Bashota dhe çdo anëtari nga struktura qendrore e lokale.

17 tetori është datë kur ne shënojmë fitore, e Klina nisë rrugën e gjallërimit e zhvillimit.




PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.