Krasniqi viziton familjet Haradinaj dhe Gucati: Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare i gjetëm edhe sot te këto familje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka vizituar familjet e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare i gjetën te këto familje edhe në këtë ditë aspak të lehtë për ta.

"E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër.", shkruan Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/528661578632577/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.