Kryetari Krasniqi: Deklarata Kushtetuese i dha orientim Kosovës si shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e 32-të të Deklaratës Kushtetuese, ka cekur se ky ishte ky një akt themeltar që do t’i paraprinte Kushtetues së Kaçanikut, dy shtylla këto që janë prelud i vullnetit të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Z. Krasniqi ka deklaruar se “në përkujtim të 2 korrikut të vitit 1990, nderojmë sot të gjithë ata burra dhe gra që në një moment të ndryshimeve kapitale politike, e bënë një hap të guximshëm për t’i hapur rrugë realizimit të vullnetit politik të popullit tonë dhe për ta bërë këtë rrugë të pakthyeshme - rrugë e cila ishte me plot sakrifica e që kulmoi me sakrificën sublime të popullit tonë, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë:

32 vjet më parë, përkundër kushteve të një shtetrrethimi policor nga ana e regjimit serb që mbante peng ndërtesën e Kuvendit, delegatët e popullit të Kosovës, të palëkundur nga vendosmëria, e shpallën Deklaratën Kushtetuese për Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë me Republikat e tjera të ish Jugosllavisë. Ishte ky një akt themeltar që do t’i paraprinte Kushtetues së Kaçanikut, dy shtylla këto që janë prelud i vullnetit të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Në përkujtim të 2 korrikut të vitit 1990, nderojmë sot të gjithë ata burra dhe gra që në një moment të ndryshimeve kapitale politike, e bënë një hap të guximshëm për t’i hapur rrugë realizimit të vullnetit politik të popullit tonë dhe për ta bërë këtë rrugë të pakthyeshme - rrugë e cila ishte me plot sakrifica e që kulmoi me sakrificën sublime të popullit tonë, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Respekt e mirënjohje për të gjithë delegatët e Kosovës që në kushte e rrethana të vështira, sot 32 vjet më parë, i dhanë orientim të ardhmes së pashmangshme të Kosovës, si shtet i lirë, demokratik e i pavarur.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.