Kryetari Krasniqi takohet me Lajçakun: PDK-ja nuk i ndryshon qëndrimet për dialogun i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun.

Postimi i plotë i tij:

“Mëngjesin e sotëm prita në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak.

Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.