Mbahet Kuvend zgjedhor i nëndegës së PDK-së në Gjenevë, Mujë Haziri zgjidhet kryetar

Organizimi politik në Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, po vijon, pas zgjedhjeve nacionale, duke u përgatitur për motivimin dhe pjesëmarrjen e shtetasve tanë edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Tetor. 

Kuvendin zgjedhor në Gjenevë e ka përshëndetur z. Elmi Reçica, drejtor i Departamentit për Diasporën duke cekur se “forcon aktivitetin tonë politik në këtë pjesë të diasporës dhe na motivon për të gjitha proceset tjera, si dhe për zgjedhjet lokale që do të jenë pas disa muajsh”. 

Kumtesa pas Kuvendit zgjedhor në Gjenevë: 

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Gjenevë, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Mujë Haziri, ndërsa delegatët e nëndegës zgjodhën përfaqësuesit e tyre për Kuvend të Degës.

Drejtori i Departamentit të PDK-së për diasporë, Elmi Reçica, ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe procesin e Kuvendit Zgjedhor.

"Përshëndes këtë proces zgjedhor të PDK-së në Gjenevë, i cili forcon aktivitetin tonë politik në këtë pjesë të diasporës dhe na motivon për të gjitha proceset tjera, si dhe për zgjedhjet lokale që do të jenë pas disa muajsh", ka thënë Elmi Reçica, në letrën dërguar delegatëve.

Ai ka uruar kryetarin dhe kryesinë e re.

Mujë Haziri ka falënderuar delegatët për këtë proces demokratik zgjedhor.

"Falënderoj delegatët dhe pjesëmarrësit e këtij Kuvendi, për besimin që më dhatë dhe për këtë proces demokratik të zhvilluar në këtë Kuvend. Do të bëjmë shumë punë dhe do të angazhohemi bashkërisht që PDK në Gjenevë të jetë më e fortë dhe më e përgatitur për të gjitha proceset", ka thënë Haziri.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.