Memli Krasniqi: Me qeverisjen e PDK-së, Istogu do të shndërrohet në burim të zhvillimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Istog ku ka takuar kandidatin për kryetar të kësaj komune dhe asamblistët e listës së PDK-së.

Z. Krasniqi ka shkruar se “Ky vend, emri i të cilit është Burim, nuk mund të vazhdojë të jetë edhe më tutje, burim i keqqeverisjes, korrupsionit e nepotizmit. Ai duhet të shndërrohet në burim të zhvillimit, mirëqenies e perspektivës”.

Postimi i z. Krasniqi:

Në Istog, bashkë me kandidatin për kryetar, Ali Nimanaj dhe kandidatët për Asamble Komunale, diskutuam për projektin tonë që i siguron kësaj komune një zhvillim të ri për të gjithë.

Istogu ka potencial të madh turistik, bujqësor e të ndërmarrësisë, por që nuk ka parë as zhvillim turizmi, as zhvillim bujqësie e as ndërmarrësie në këto 20 vitet e fundit.

Ky vend, emri i të cilit është Burim, nuk mund të vazhdojë të jetë edhe më tutje, burim i keqqeverisjes, korrupsionit e nepotizmit. Ai duhet të shndërrohet në burim të zhvillimit, mirëqenies e perspektivës.

Ali Nimanaj e ka guximin për ta çliruar perspektivën që i mungon Istogut. Ne do ta mbështesim atë deri në fund, për ta hapur një dritare të re në mes të PDK-së dhe Istogut, frytet e të cilës do t'i shohin e përjetojnë qytetarët e kësaj komune.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.