Memli Krasniqi përkujton të vrarët në Masakrën e Burgut të Dubravës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 23 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, ka përkujtuar të gjithë shqiptarët e burgosur më 1999, të cilët iu nënshtruan torturave dhe vrasjeve mizore për disa ditë me radhë në këtë burg të tmerrit.

“Në një prej krimeve më të mëdha që pushteti kriminal i Millosheviqit orkestroi në Kosovë, në Dubravë u vranë 160 të burgosur shqiptarë e mbi 300 të tjerë u plagosën”, ka theksuar Memli Krasniqi, duke shtuar se ende, as sot e kësaj dite, askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, të planifikuar në atë mënyrë që faji tu mbetej forcave të NATO-s.

“Liria dhe pavarësia e shtetit tonë që e gëzojmë sot, nuk do të jenë asnjëherë të plota pa vënien para drejtësisë të kriminelëve të cilët janë përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm”, ka deklaruar z. Krasniqi.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.