Memli Krasniqi uron 28 Nëntorin nga Tirana: Urime shqiptarë!

Në Tiranë, ku po qëndrojnë në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, në vigjilje të festës shumë të rëndësishme kombëtare, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 28 Nëntorin.

“Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore. Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.

Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.

Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.

Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.

Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.

Urime shqiptarë!

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/pfbid0aMAfb1XUaRaiPeE8GaxQpNGK9S31A2uBD4pgetbd3VFEpgEZ8Z17nZNcpfoX2LLTl


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.