Reçica pret Ragip Xhakën dhe drejtues të PDK-së nga Mërgata: Për fuqizimin e strukturave në Mërgatë

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh deputet i kësaj partie, priti sot në takime të ndara në Selinë e partisë, kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, z. Ragip Xhaka, anëtarin e Kryesisë, z. Xhavit Bajraktari, veprimtarë të çështjes kombëtare, si dhe aktivistë e përkrahës të PDK-së nga Baden-Württembergu.

Z. Reçica ka theksuar se ka diskutuar me drejtuesit dhe anëtarët e Mërgatës për sfidat e përbashkëta, fuqizimin e strukturave të PDK-së në Mërgatë dhe sukseset e Degës së PDK-së në Zvicër, intensifikimin e organizimit të PDK-së në Gjermani, veçanërisht në Baden-Württemberg.

Postimi i z. Reçica në rrjetin social:

Në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të mirëpres Kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, z. Ragip Xhaka, anëtarin e kryesisë, z. Xhavit Bajraktari si dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, aktivistë dhe përkrahës të PDK-së nga Baden-Württembergu.

Bashkëbiseduam për sfidat e përbashkëta, fuqizimin e strukturave të PDK-së në Mërgatë, sukseset e Degës së PDK-së në Zvicër, intensifikimin e organizimit të PDK-së në Gjermani, veçanërisht në Baden-Württemberg, për rikthimin e PDK-së në drejtimin e shtetit dhe për t'ia kthyer Kosovës dinjitetin në qeverisjen e vendimmarrjeve të rëndësishme e suksesit!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.