Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të nderuar kandidatë për Kryetar të Komunave dhe kandidatë për Asamble Komunale,

Ju informojmë së me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi për Zgjedhjet të cilat do të mbahen me 17 tetorit 2021 duhet të ndërmerrni këto veprime:

Respektimin në tërësi të:

• Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhje Lokale

• Kodit të Mirësjelljes për Subjektin Politik, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët

• Rregullat e Zgjedhjeve të KQZ-së

Ky njoftim vlen për qëllim:

Që të shmangni çdo shkelje eventuale të dispozitave ligjore për zgjedhjet lidhur me zhvillimin e fushatës dhe hapave tjerë për zhvillimin e fushatës dhe vendosjes se materialeve reklamuese dhe shmangies se gjobave nga ankesat eventuale që mund të ushtrohen në PZAP nga subjektet tjera dhe secili subjekt që ka interes juridik dhe të drejtë ushtrimi të ankesave.

Kërkojmë decidivisht shmangien e vendosjes së materialeve reklamuese në infrastrukturën publike (Objekte të Institucioneve Shtetërorë, Shkollave, Urave, Shtyllave Elektrike etj.).

Kurse gjatë heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve ndalohen sponzorizimet e kandidatëve dhe materialeve tjera në rrjetet sociale (facebook, instagram etj).

Po ashtu mos zhvillimi i fushatave në praninë e fëmijëve dhe respektimi i masave anti Covid-19.

Kurse në objektet private, me marrëveshje me shkrim me pronarin mund të vendosen këto materiale si dhe në hapësirat e lejuar që dedikohen për reklame dhe nuk cenojnë dispozitat ligjore.

Mos respektimi i këtyre rregullave, do të këtë pasoja me gjobitjen për juve si Kandidat.

Me këtë njoftime është i informuar dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP)

Me respekt,

Partia Demokratike e Kosovës

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.