Uran Ismaili prezanton 100 vendimet e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar sot 100 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes. 

Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji dhe vullnet - pa u ndalur asnjëherë. 

“Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve.”, ka thënë Ismaili. 

“Që kur kam fillu rrugëtimin tim për Prishtinën kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi por do të shohim përpara që Prishtina të bëhet qytet që konkurron me të ardhmen. Plani për një Prishtinë të gjelbër, digjitale dhe destinacion është i arritshëm. Problemet bazike të Prishtinës do të zgjidhen brenda dy viteve të para të qeverisjes.”, ka thënë ai. 

Ismaili ka thënë se bashkë me ekipën do të punojnë në realizimin e projekteve vizionare që do të rrisin kualitetin e jetës në Prishtinë si dhe do të rrisin shpirtin komunitar në qytet. 

“Edhe në kohët më të vështira, Prishtina ka ditë me triumfu ndaj të keqes. Prandaj jam i bindur që me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës do ta kthejmë Prishtinën në një qytet ku ne do të ndihemi të lumtur dhe do të ndërtojmë të ardhmen. Sot zotohem këtu para jush që Prishtina jonë do të jetë shembull i punës, i angazhimit dhe i dashnisë për qytetin dhe njëri tjetrin. Sepse Prishtina na bashkon!”,ka përfunduar ai. 

Lista e plotë e 100 vendimeve të Uran Ismailit ne ATTACH:

Uran Ismaili prezanton 100 vendimet e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar sot 100 vendimet e tij në 100

ditët e para të qeverisjes.

Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji

dhe vullnet - pa u ndalur asnjëherë.

“Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me

qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të

gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në

realizimin e këtyre planeve.”, ka thënë Ismaili.

“Që kur kam fillu rrugëtimin tim për Prishtinën kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi por do

të shohim përpara që Prishtina të bëhet qytet që konkurron me të ardhmen. Plani për një Prishtinë

të gjelbër, digjitale dhe destinacion është i arritshëm. Problemet bazike të Prishtinës do të

zgjidhen brenda dy viteve të para të qeverisjes.”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se bashkë me ekipën do të punojnë në realizimin e projekteve vizionare që do të

rrisin kualitetin e jetës në Prishtinë si dhe do të rrisin shpirtin komunitar në qytet.

“Edhe në kohët më të vështira, Prishtina ka ditë me triumfu ndaj të keqes. Prandaj jam i bindur

që me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës do ta kthejmë Prishtinën në një qytet ku ne do të

ndihemi të lumtur dhe do të ndërtojmë të ardhmen. Sot zotohem këtu para jush që Prishtina jonë

do të jetë shembull i punës, i angazhimit dhe i dashnisë për qytetin dhe njëri tjetrin. Sepse

Prishtina na bashkon!”,ka përfunduar ai.

Lista e plotë e 100 vendimeve të Uran Ismailit:

1. Largimi i rrethojave fizike nga çdo hapësirë e gjelbër publike

2. Inicimi i procedurave për organizimin e sterilizimit masiv të qenve

endacakë

3. Inicimi i ndërtimit të strehimores për qentë endacakë dhe themelimi i

Njësisë Komunale që mundëson lajmërimin/raportimin e qenve

endacakë me rrezik për qytetarët, për të organizuar marrjen e tyre,

vaksinimin dhe përcjelljen në strehimore

4. Formimi i ekipit anti-Bullizëm nëpër shkolla, i përbërë nga mësuesit,

drejtoria e shkollës, përfaqësuesit e prindërve dhe anëtarët e personelit

jo-mësimdhënës

5. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës për mbledhjen e mbeturinave

dhe kontejnerëve ekzistues


2


6. Inicimi i procedurave për futjen në kontratë për mbledhje të

mbeturinave të bizneseve në industrinë HoReCa

7. Krijimi i një grupi punues që merret me hartimin e një plani për fillimin

e punimeve në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

8. Vlerësimi i nevojës për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik efiçient në

lagjet dhe fshatrat e Prishtinës

9. Krijimi i një grupi punues për krijimin e strategjisë së transformimit

digjital

10. Caktimi i grupit punues për krijimin e databazës së artit dhe kulturës së

Qytetit të Prishtines

11. Inicimi i procedurave për organizimin e punonjësve joformalë të

pastrimit në shoqata që krijojnë kontrata për kryerjen e shërbimeve të

grumbullimit e riciklimit të mbeturinave

12. Inicimi i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e Rripit të Gjelbër të

Prishtinës

13. Nisja e lirimit te trotuareve të uzurpuara përgjatë linjës nëpër të cilën

do të kalojë Rripi i Gjelbër

14. Themelimi i grupit punues për futjen e lëndës të kodimit në shkolla

15. Inicimi i procedurave dhe zhvendosje e administratës për ndërtimin e

Parkut Qendror

16. Inicimi i procedurave për themelimin e njësitit për alokim të kopshtarit

të lagjes

17. Subvencionimi vjetor i qerasë deri në vitin 2025 për kompanitë

eksportuese të TIK që krijojnë vende të reja pune dhe që kanë mbi 10

punëtorë të kualifikuar në kohën kur aplikojnë për mbështetje

18. Definimi i hapësirave për ndërtimin e 5 parkingjeve në hyrje të qytetit

19. Ndërtimi i parkingjeve për biçikleta dhe trotinetë elektrike në Komunë

20. Caktimi i orarit të veçantë për grumbullimin e mbeturinave nga

HoReCa 

21. Lirimi nga të gjitha pagesat dhe kufizimet për operatorët e taksive që

sjellin vetura elektrike

22. Vlerësimi i nevojës për vendosjen e shportave të xhepit në rrugë dhe

lagjet më të frekuentuara të Prishtinës

23. Kontraktimi për vendosje të kamerave në hapësirat ku aktualisht

grumbullohen mbeturinat pa vend

24. Inicimi i procedurave për krijimin e një zgjidhjeje softuerike për

pranimin e pagesave elektronike për të gjitha tarifat, shërbimet dhe

taksat qeveritare

25. Shtrirja e menaxhimit të parkingut në të gjitha lagjet dhe hapësirat

publike që përdoren për parkim

26. Krijimi i nën-departamentit të veçantë për analizën dhe përpunimin e

të dhënave në nivel të Komunës (Big Data)


3

27. Subvencionimi i çdo iniciative të qytetit digjital që fokusohet në

mjedise të të dhënave të hapura

28. Caktimi i lokacionit për realizimin e projektit te Galerisë së Qytetit 

29. Caktimi i grupit punues për aplikim për projektet kapitale të sektorit të

Kulturës në fondet IPA 3 për projektet si Salla Koncertale, Pallati i Rinisë

(Qendra Kulturore), dhe TULLA Hub

30. Inicimi i procedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve

të reja

31. Nisja e procedurave për krijimin e një dyqani virtual shumëshërbimësh

përmes Kartës së Qytetarit që iu mundëson banorëve të Prishtinës

qasje në të gjitha terminalet për shërbimet publike siç është transporti

publik, biblioteka dhe të gjitha shërbimet e tjera publike të ofruara nga

qyteti

32. Hapja e konkursit per blerjen e makinave transportuese me të vogla

dhe të shpejta

33. Dizajnimi i pikave informuese turistike

34. Nisja e negocimit të kontratave me operatorë të transportit publik

35. Formimi i një grupi punues për krijimin e programit për psikologë në të

gjitha shkollat dhe qendrat e mjekësive familjare

36. Formimi i një grupi punues për planifikimin dhe implementimin e

konceptit “Mjek për çdo familje” përmes zonimit

37. Themelimi i grupit punues për nisjen e ligave të shkollave fillore dhe të

mesme me fokus në sportet më të popullarizuara në vend (futboll dhe

basketboll) pa anashkaluar as sportet e tjera sipas preferencës së

nxënësve

38. Formimi i një grupi punues për shndërrimin e disa pronave të

Komunës në hapësira të komunitetit që mund të mirren me qera nga

banorët

39. Vendosja e stacioneve për mbushjen e biçikletave dhe trotinetëve

elektrikë

40. Inicimi i procedurave për gjetjen e lokacionit të ri për deponi të

ndërtim-demolimit

41. Inicimi i proceseve për një konkurs ndërkombëtar për dizajnimin e

TULLA Hub

42. Inicimi i projektit për zëvendësimin e transportit të shërbimeve

komunale me biçikleta elektrike apo kargo-biçikleta elektrike

43. Krijimi i një grupi punues për vlerësimin e mundësive për zgjerim të

paletës së funksioneve në çdo park

44. Inicimi i procedurave të prokurimit për ndërtimin e 5 parkingjeve

në hyrje të qytetit

45. Organizimi i vizitave të rregullta edukative nga mjekët në shkolla

46. Inicimi i procedurave për ndërtimin e Teatrit të Qytetit

47. Inicimi i procedurave për ndërtimin e pishinës olimpike, shtegut për

motokrosë dhe gara triathlon 


4

48. Inicimi i procedurave për blerjen e kontejnerëve me ngjyrë 

49. Krijimi i grupit punues për hartimin e rregullores së veçantë të

Komunës për dhënien e lejes ndërtimore vetëm për ata të cilët ofrojnë

planin e menaxhimit të mbeturinave të konstruktim-demolimit bazuar

në vëllimin e ndërtimit dhe/apo demolimit

50. Inicimi i procedurave dhe krijimin e Sektorit për auditim të efiçiencës së

energjisë në ndërtesa publike komunale dhe banesa kolektive

51. Caktimi i ekipit punues për krijimin e regullores për art në hapësira

publike 

52. Inicimi i procedurave për subvencionimin anonim dhe digjitalizimin

total të procesit 

53. Krijimi i grupit punues për identifikimin e resurseve të reja për ngrohje,

përfshirë biomasën, gazin, panelet solare, mbeturinat, etj.

54. Rigjenerimi i zonave te banimit / hyrjeve/ fasadave (mirëmbajtja dhe

menaxhimi bashkë me NPB)

55. Vlerësimi i hapësirës për ndërtimin e parkut për qentë dhe kafshët

shtëpiake

56. Caktimi i ekipit punues per projektin e rigjenerimit të Qendrës Historike

të Qytetit të Prishtinës; 

57. Hapja e konkursit për rifunksionalizimin dhe rigjenerimin e Pallatit të

Rinisë dhe Sporteve

58. Vlerësimi i mundësive dhe inicimi i procedurave për binjakëzimin me

shkolla profesionale ndërkombëtare

59. Vendosja e oficerëve të sigurisë në secilën shkollë

60. Trajtimi i zhurmës së lokaleve me orare të fiksuara dhe decibelë në

lagjen Qendra dhe Rruga B

61. Përshpejtimi i procedurave për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

të Termokos përmes energjisë solare

62. Gjetja e mundësisë hapësinore për ndërtimin e çerdheve të reja

publike 

63. Gjetja e mundësisë hapësinore për ndërtimin e një nënstacioni Policor

në Hajvali 

64. Inicimi i procedurave për ndërtimin e palestrës shumë-funksionale

sportive për ushtrime sportive, me disa fusha për sportet si basketbolli,

hendbolli, vollejbolli, etj.

65. Krijimi i një grupi punues prej nutricionistëve për përgatitjen e një

menyje të balancuar për fëmijët në shkolla, ku do të përfshihen një pije

(ujë apo qumësht), pemë sezonale, dhe meny kryesore me të gjitha

vitaminat e nevojshme

66. Vlerësim i mundësive për mbështetje financiare për funksionalizimin e

laboratorëve të nevojshëm për punë praktike.

67. Inicimi i procedurave për vlerësimin e gjendjes së hapësirave të

parkimit për persona me aftësi të kufizuara 


5

68. Nisja e procedurave për ridestinimin e objekteve komunale për një

funksion të ri si psh. ish-Stacioni i trenit, burgu i Prishtinës, muzeu

shkollë-shtëpi/shtëpia e Herticëve, etj. që mund të shndërrohen në

muze

69. Ndalimi i marrjes së ushqimit nga ambientet jashtë shkollës

70. Krijimi i një grupi punues për krijimin e një kalendari të aktiviteteve dhe

ngjarjeve kulturore dhe harmonizimin me kalendarin kulturor në

Tiranë, Shqipëri

71. Kontraktimi i kompanive private që ofrojnë shërbimin e ndarjes së

biçikletave dhe trotinetëve elektrikë

72. Inicimi i procedurave për unifikim të brendit të taksive që veprojnë në

kryeqytet dhe centralizimit të shërbimit të porosisë së taksive 

73. Inicimi i procesit të krijimit të ankandeve/auksioneve për mbështetjen e

prodhimit të energjisë elektrike përmes paneleve solare përmes

dhënies në shfrytëzim të tokës Komunale

74. Inicimi i bashkëpunimit me institucionet relevante për digjitalizimin e

shërbimit të regjistrimit të automjeteve të banorëve të Prishtinës 

75. Krijimi i një plani për realizimin e podcast-eve të rregullta mujore për

trajtimin e çështjeve me rëndësi për komunitetin, të qasshme në

uebfaqen e Komunës

76. Inicimi i procedurës për prioritizimin e kompanive digjitale vendore në

procese të blerjes së produkteve dhe shërbimeve nga Komuna

77. Hartimi i memorandumeve të bashkëpunimit me punëdhënësit për

ofrimin e punës praktike profesionale për nxënësit në vitin e fundit të

shkollës së mesme

78. Anulimi i projektit të Parkut të Aventurave në Gërmi dhe inicimi i

zhvendosjes së këtij projekti në zonën e Gollakut për stimulim të

turizmit

79. Subvencionimi i familjeve në Zonën e Gollakut që i kthejnë shtëpitë e

tyre në bujtina

80. Inicimi i procedurave për blerjen e shkollës së parë shqipe në

Prishtinë 

81. Krijimi i grupit punues për hartimin e rregullores e cila ua pamundëson

ndërtimtarëve marrjen e lejes së ndërtimit në Komunën e Prishtinës në

rast se kapen në flagrancë të hudhjes së mbeturinave në hapësira të

ndaluara

82. Inicimi i kërkesës drejtuar Ministrisë së Financave për rritjen e numrit të

aktorëve në Teatrin e Qytetit "Dodona" 

83. Futja e orës të gatimit në çdo shkollë fillore të paktën një herë në muaj

84. Rimendimi i lidhjes së lagjes Tophane me Tulltoren dhe shkollën

Model - trajtimi i nënkalimit në lagjen Tophane

85. Nisja e rregullimit të shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshtrave

Grashticë, Makofc, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores buzë atij lumi


6

86. Vlerësimi i nevojave të shkollave fillore dhe të mesme në lidhje me

investimet infrastrukturore si renovimi apo furnizimi me material

sportiv 

87. Hartimi i një grupi punues për futjen e orës mësimore për internet të

sigurt në çdo shkollë për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit

88. Caktimi i komisionit për blerjen e veprave të koleksionit të qytetit të

Prishtinës

89. Inicimi i proceseve për një konkurs ndërkombëtar për dizajnimin e

parqeve të reja

90. Caktimi dhe qartësimi i përgjegjësive për mirëmbajtjen adekuate që

përfshin pastrimin, riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të prishura

91. Inicimi i procedurave për gjetjen e lokacionit për ndërtimin e qendrës

për ndarjen dhe përpunimin e mbeturinave të vëllimshme

92. Inicimi i procedurave për realizimin e sistemit efiçient të ujitjes së

parqeve dhe hapësirave të tjera të gjelbra

93. Shtimi i pikave të ndalesës së autobusëve dhe rregullim i të gjitha

pikave të ndalesës me infrastrukturë përkatëse (stacione, shenjëzim)

94. Vlerësimi i nevojave për ambulanta në lagjen Veternik dhe fshatrat në

Zonën e Gollakut

95. Inicimi i procedurave për sistemin digjital të regjistrimit për biçikleta

96. Vlerësimi i platformave e zgjidhjeve softuerike ekzistuese me qëllim të

decentralizimit të tyre

97. Krijimi i ansamblit të qytetit

98. Krijimi i një ekipi për menaxhimin e hapësirave të destinuara për

organizime me ton argëtues

99. Krijimi i një zgjidhjeje softuerike mbështetëse ose zgjerimi i uebfaqes

ekzistuese të Komunës për organizimin e proceseve të ndërtimit dhe

planifikimit urbanistik, duke iu mundësuar qytetarëve qasje të plotë

digjitale në planet rregullative të lagjeve të tyre, si dhe përfshirjen në

draftim e diskutim të ndryshimeve urbanistike para votimit të tyre në

Asamblenë Komunale

100. Krijimi i databazës së vullnetarëve të Komunës që mund të

angazhohen në aktivitetet e ndryshme në nevojë për të krijuar përvojë

praktike dhe të kuptojnë qeverisjen komunale



PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.