Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtme në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë.
“Njëra prej fushave tepër të rëndësishme, ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një përvojë dhe një performancë të jashtëzakonshme, te pjesa e politikës së jashtme, politikën e jashtme dhe agjendën evropiane brenda Kabinetit të Qeverisjes së Mirë do ta udhëheqë Vlora Çitaku”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.
“Kontaktet dhe respekti, karriera e definuar me suksese duhet të merren parasysh”, shtoi ai.
Ai theksoi se gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë me publikimin e emrave të tjerë.