Voton Hoxhaj: Sot vendoset për rimëkëmbjen ose mjegullën e izolimin ndërkombëtar

Prishtinë, 14 shkurt 2021 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i biri, ka votuar sot në Prishtinë. 

Hoxhaj ka thënë se sot është dita kur flasin qytetarët. Ai ka thënë se qytetarët sot zgjedhin mes dy opsioneve, atij të rimëkëmbjes dhe stabilitetit ekonomik karshi atij të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. 

“Sot, është dita kur flasin qytetarët, jo ne politikanët. Mendoj që sot qytetarët janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes dhe stabilitetit ekonomik dhe para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Unë sot e pres vendimin e qytetarëve, verdikti më i rëndësishëm”, ka thënë Hoxhaj.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.