Gjatë Qeverisë Kurti, ne nuk kemi parë sundim të ligjit, por kemi parë sundim të një njeriu që vazhdimisht ka bllokuar dinamikat e drejtësisë. Më pas, gjatë Qeverisë Hoti kemi parë si gjithçka që është ndërtuar për më shumë se një dekadë mund të rrënohet brenda një dite. Ky degradim i sundimit të ligjit ka dërguar deri te ndodhi të tmerrshme, siç ishte edhe vjedhja e më shumë se 2 milion eurove nga thesari i shtetit.