Instituti



Instituti për Studime Politike është qendra e PDK-së për të përgatitur produkte analitike e studimore me interes për shtetin dhe proceset politike. Në bazë të këtyre produkteve, partia do të zhvillonte më tutje programin e saj gjithëpërfshirës për shoqërinë kosovare por edhe do të reagonte në nevojat emergjente dhe të ditës në mënyrë më të përgatitur dhe më të bazuar në të dhëna empirike dhe akademike.

Produktet e ISP-s, përveç se do të ndihmojnë partinë në përpilimin dhe implementimin e politikave, do të ndihmonin edhe në inicimin dhe zhvillimin e debatit të përgjithshëm shoqëror në Kosovë, duke e promovuar PDK-në si një nga kontribuuesit kryesorë të këtij debati aq të nevojshëm në shoqërinë kosovare. Për më tepër, një qendër e tillë do të kontribuonte edhe në përgatitjen e vet kuadrove të reja të partisë, të cilët duke u angazhuar në qendër do të njiheshin me ideologjinë dhe aspiratat e partisë.

Themelimi i ISP-së, për më tepër, parashihet edhe me dokumentet themeltare të PDK-së. Neni 60 i Statutit të Partisë Demokratike të Kosovës parasheh që të themelohet Instituti për Studime Politike që është organ brenda PDK i cili merret me studime dhe analiza politike për nevoja të PDK-së.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.