Vizioni

Vizioni i PDK-së është vizion për një shtet i cili e meriton t'i rimëkëmbet krenaria dhe dinjiteti i nëpërkëmbur. Të synojmë kah e ardhmja duke e respektuar të kaluarën. Në themelet e PDK-së qëndron lufta heroike e popullit shqiptar të Kosovës për liri, e cila e arriti zenitin me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - vlerës më sublime të PDK-së dhe të shtetit të Kosovës. Vizioni i PDK-së është për shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe me mirëqenie sociale. Për një shoqëri ku mbizotëron vlera demokratike, sundimi i ligjit, liria dhe barazia për qytetarët e vendit tonë. Për një shtet që si synim e ka integrimin në familijen e madhe euroatlantike dhe ruan e kultivon marrëdhëniet e mira me aleatët perëndimorë.

Kabineti për Qeverisje të Mirë (KQM)

Partia Demokratike e Kosovës ka një trashëgimi të madhe e domethënëse në projektet kombëtare të lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, ndërsa nga sot, me një frymë të re dhe me shikim kah e ardhmja, ne po vazhdojmë në një rrugëtim të ri dhe tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët, atë të shpresës dhe perspektivës. 

Në një klimë politike kur sfidat janë të forta e qeverisja është e dobët, kur demokracia po rrezikohet dhe e ardhmja po bëhet e pasigurt, e kur mirëqenia e qytetarëve po lëndohet seriozisht nga një ekonomi në rënie, ne kemi vendosur të përgjigjemi me një platformë të duhur dhe me një vizion të ri politik - të bazuar në dije dhe kompetencë. 


Kontakt

Bulevardi “Nënë Tereza”, nr. 9, Prishtinë

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.