Ne e kemi sfiduar kundërshtarin tonë kryesor, Albin Kurtin, që të shohë planin tonë ekonomik. Në vend se të pajtohet që të punojë me ne për të mirën e vendit, ai vazhdimisht ka refuzuar që ta shikojë planin tonë. Kjo tregon se sa i interesojnë Kurtit qytetarët e Kosovës – ai nuk e respekton demokracinë tonë, procesin tonë zgjedhor, dhe është në gjendje që ta dërgojë vendin në kaos total vetëm që të mos bëhet krahasim në mes të planit tonë dhe të tij ekonomik.