Abdullahu, PDK: Tangoja politike VV – Lista Serbe, po i lëvizë hapat me muzikën që luhet jashtë Kosovës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e ka vlerësuar si tango politike votimin e Listës Serbe, për Vetëvendosjen, duke i shkaktuar dëm veteranëve të UÇK-së, të cilët nuk janë përfshirë në pagën minimale.

Z. Abdullahu ka shkruar se “Sot VV dhe LS e treguan fytyrën e vërtetë, duke dëshmuar se pafytyrësia politike kundër shtetit të Kosovës është klanore, arrogante por edhe e koordinuar”.

Kjo tango politike VV – LS është duke i lëvizur hapat me tingujt e muzikës që luhen diku jashtë Kosovës. Ju si duket nuk e keni ndërmend të ndaleni, por as ne nuk e kemi ndërmend t’ju lejojmë, ka shkruar Abdullahu.

Postimi i tij i plotë:

• Sot, në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosjes i doli në krah Lista Serbe për ta bërë një “listë të re” të historisë së Kosovës, prej ku veteranët e UÇK-së janë të përjashtuar.

• Sot VV dhe LS u angazhuan bashkë maksimalisht jo vetëm që veteranët të mos jenë të barabartë në pagën minimale, por që edhe historia e tyre të minimalizohet maksimalisht.

• Sot VV dhe LS u bënë me një gojë që UÇK-ja të mbetet vetëm gojëdhënë e përjashtuar nga çdo lavdi e histori dhe më së shumti nga çdo institucion i Kosovës.

• Sot Vetëvendosja dhe Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës u morën vesh se si t’i vlerësojnë veteranët e UÇK-së duke i diskriminuar dhe duke i përjashtuare e nënçmuar.

• Sot VV dhe LS e treguan fytyrën e vërtetë, duke dëshmuar se pafytyrësia politike kundër shtetit të Kosovës është klanore, arrogante por edhe e koordinuar.

• Sot VV dhe LS e bënë bashkë politikën e Kosovës zyrtare të cilën nuk ka mundur ta bëjë kaq djallëzore as Serbia zyrtare.

• Sot VV dhe LS në Kuvendin e Republikës së Kosovës filluan publikisht, bashkë, një të ardhme të re regresive që është rrezik i vjetër për shtetin e Kosovës.

• Kjo tango politike VV – LS është duke i lëvizur hapat me tingujt e muzikës që luhen diku jashtë Kosovës. Ju si duket nuk e keni ndërmend të ndaleni, por as ne nuk e kemi ndërmend t’ju lejojmë.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.