Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike të degës në Prizren, ka zgjedhur sot Adelina Morinën kryetare të re, në prani të liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, të kuvendarëve dhe strukturave të degës së PDK-së.
“Me aktivistë të tillë, të rinj dhe të reja që po angazhohen nëpër çdo qytetet të Kosovës, ndërtimi i të ardhmes që dëshirojmë është më i mundshëm se asnjëherë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Adelina Morina është Kryetarja e re e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren, e zgjedhur nga rinia e qytetit tonë të bukur, si përfaqësuese e tyre.
Një nxënëse e shkollës së mjekësisë, e cila, me vetëm 18 vjet ka një numër të madh të çertifikimeve dhe kualifkimeve profesionale dhe vullnetare.
Entuziaste, ambicioze, energjike, intelegjente dhe, mbi të gjitha, me vullnet të hekurt për të mobilizuar rininë prizrenase për të bërë ndryshime që dëshirojnë t’i shohin në komunitetin e tyre.
Me aktivistë të tillë, të rinj dhe të reja që po angazhohen nëpër çdo qytetet të Kosovës, ndërtimi i të ardhmes që dëshirojmë është më i mundshëm se asnjëherë.
#TiKiZa