Gjatë ditës së sotme, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në twitter ka publikuar fotografi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ambasadorin e tanishëm amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, të realizuar rreth 12 vjet më parë.
Memli Krasniqi ka publikuar foto të para 12 viteve në twitter dhe ka shkruar:
Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë të pranishmit, pasi u zhvillua më 21 korrik 2010, vetëm një ditë para @CIJ_ICJ. Vendimi që konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në të cilin proces kemi pasur mbështetjen e plotë të #SHBA-së. (It was a memorable meeting for all present, as it took place on 21 July 2010, just one day before the @CIJ_ICJ ruling that confirmed #Kosovo's Declaration of Independence to be in line with the international law, in which process we've had the full support of the #USA.), si dhe:
Kosova është me shumë fat që është Joe Biden@POTUS - një mbështetës i vendosur i rrugës tonë drejt shtetësisë dhe zhvillimit – për ta përdorë kompetencën e tij për të forcuar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për të konsoliduar pozicionin e #Kosovës në nivel ndërkombëtar, ka shkruar z. Krasniqi në twitter. (Kosovo is very fortunate that Joe Biden is @POTUS - a staunch supporter of our path to statehood and development - and should use his term to further strengthen Kosovo - U.S. relations and to consolidate #Kosovo's position internationally.)
Lidhur me këtë, Hovenier përmes një cicërime në Twitter, e ka falënderuar Krasniqin që ia ka kujtuar të kaluarën e tyre, duke thënë se është i kënaqur që tani ka mundësi për të vazhduar partneritetin me kolegët kosovarë.
“Jam i kënaqur që e kam këtë mundësi për të vazhduar partneritetin me ju dhe shumë kolegë të tjerë kosovarë. Faleminderit për këtë kujtim të së kaluarës sonë të përbashkët”, shkroi Hovenier.