Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas Kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Ferizaj, ka shkruar se “Platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për Rininë po mirëpritet gjithandej vendit”.
Vajzat e djemtë e Ferizajt, në masë të madhe, kanë shprehur interesimin për të qenë edhe vetë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën e tyre, duke u angazhuar aktivisht në politikë, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:
Platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për Rininë po mirëpritet gjithandej vendit. Sot në Ferizaj, në Kuvendin Zgjedhor të RDK-së, kryetar u zgjodh Ardi Halili.
Vajzat e djemtë e Ferizajt, në masë të madhe, kanë shprehur interesimin për të qenë edhe vetë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën e tyre, duke u angazhuar aktivisht në politikë.
Përtej kësaj, ata duan t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre për Kosovën dhe potencialin e tyre kanë zgjedhur ta realizojnë përmes hapësirës që u ofron PDK.
Urime RDK Ferizaj. Suksese të mëtutjeshme!
#TiKiZa