Bëhu përkrahës i PDK-së

Asnjë projekt nga qeveria për komunat e PDK-së, Gjoshi: Mashtrues, të paaftë, inatçorë

Asnjë projekt nga qeveria për komunat e PDK-së, Gjoshi: Mashtrues, të paaftë, inatçorë

Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se asnjë nga 8 komunat që qeverisen nga PDK-ja nuk janë pjesë e vendimit të Qeverisë për projekte të MAPL.

Në këtë vendim, janë 4 komunat që qeverisen nga VV-ja.

Gjoshi e ka quajtur qeverinë Kurti, mashtrues, të paaftë e inatçorë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Asnjë nga 8 komunat që qeverisen nga PDK-ja nuk është pjesë e këtij vendimi të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Por, në një vendim të vetëm i gjeni 4 komunat që qeverisen nga partia e Kurtit.

Ky është një vendim që më shumë fletë për të paaftin dhe inatçorin që është bërë kryeministër.

Ky është një vendim që tregon se Albin Kurti është një përçarës i shoqërisë tonë. Atë që e bënte deri dje me akuza, shpifje e protesta, sot po e bënë me vendime qeveritare.

#Mashtrues #TëPaaftë #Inatçor. 


Shpërndaje: