Vizioni i PDK-së është vizion për një shtet i cili e meriton t'i rimëkëmbet krenaria dhe dinjiteti i nëpërkëmbur. Të synojmë kah e ardhmja duke e respektuar të kaluarën. Në themelet e PDK-së qëndron lufta heroike e popullit shqiptar të Kosovës për liri, e cila e arriti zenitin me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - vlerës më sublime të PDK-së dhe të shtetit të Kosovës. Vizioni i PDK-së është për shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe me mirëqenie sociale. Për një shoqëri ku mbizotëron vlera demokratike, sundimi i ligjit, liria dhe barazia për qytetarët e vendit tonë. Për një shtet që si synim e ka integrimin në familijen e madhe euroatlantike dhe ruan e kultivon marrëdhëniet e mira me aleatët perëndimorë.
PDK, sepse është parti e ngritur mbi sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri. PDK, sepse është pasardhësja e luftës fisnike të UÇK-së. PDK, sepse është partia e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sepse është e vetmja parti që e ka guximin, ekipin dhe vullnetin për punë. PDK, sepse është e vetmja parti që ofron program të qartë në të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror përmes Platformës së Rimëkëmbjes. Për rimëkëmbje të ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, marrëdhënieve me miqtë perëndimorë. Për rimëkëmbje të përgjithshme shoqërore dhe kombëtare. Kosova ka nevojë për rimëkëmbje. PDK ka planin, dijen dhe guximin për ta jetësuar rimëkëmbjen e vërtetë.
Bota politike është zakonisht e mërzitshme, veçanërisht për ata që nuk kanë pasur rastin të merren me të për së afërmi. Pse të anëtarësohemi në një parti [politike] nëse mund të bëjme diçka më të mirë, si për shembull të dalim me shoqëri ose të kalojmë kohë me familje? Epo, pikë së pari, në PDK mund të kaloni shumë mirë dhe të punoni për të ardhmen e Kosovës, në të njëjtën kohë. Së dyti, është mënyrë e mirë për të takuar njerëz të rinj, për të ndërtuar raporte që zgjasin gjithë jetën dhe për të bërë diçka për të cilën mund të jesh vërtet krenar. Ne po ndryshojmë mënyrën e funksionimit të politikës, pak nga pak! Bashkohuni me ne, bëhuni pjesë e diçkaje më të madhe!
Bulevardi “Nënë Tereza”, nr. 9, Prishtinë