Bedri Hamza iu kërkon gjakovarëve të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Gjakovë.

Hamza ka thënë se qytetarët këtu kanë vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë.

“Qëllimi jonë është që t’i mbrojmë të punësuarit, që të kenë paga të dinjitetshme, të jetojnë dinjitetshëm me familjet e tyre dhe t’ju garantojmë të drejtat përmes themelimit të Gjykatës së Punës dhe themelimit të Fondit për Papunësinë. Në rast se dikush e humb vendin e punës, atëherë do të marrë 80% të pagës së fundit për 6 muaj. Në Rrafshin e Dukagjinit, në Gjakovë, do të ketë investime. Do të përfundohet shpejt kjo rrugë që s’po dihet kur do të mbarojë, Dollc-Gjakovë. Do të ndërtohen rrugë dhe do të lidhen qytetet me rrugë me katër korsi: Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren dhe shumë projekte të tjera transformuese për Gjakovën dhe gjithë Kosovën”, ka thënë Hamza.

Videomateriali për televizionet: https://we.tl/t-wuQSVCljSp

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.