Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, vizitoi Podujevën.
Z. Bedri Hamza, ka thënë se ai ka ofertën më të mirë për qytetarët.
“Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë. Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai në Facebook.