Bedri Hamza mbajti punëtorinë e radhës në Ferizaj: Mora ide të mira për programin tim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka mbajtur punëtorinë e radhës në komunën e Ferizajt. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Hamza bëri të ditur se gjatë takimit pranoi “ide të mira” për programin e PDK-së.

Ai u shprehu mirënjohje qytetarëve të kësaj komune për kontributin me idetë e tyre.

Postimi:

Ferizaj ishte qyteti i radhës, ku e mbajta punëtorinë me qytetarë dhe mora ide të mira për programin tim.

U jam mirënjohës qytetarëve të shumtë anekënd Kosovës, që çdo ditë po angazhohen dhe kontribuojnë me idetë e tyre. Po i bashkojmë qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë!

Vizitoni faqen time www.bedrihamza.info dhe vazhdoni t'i dërgoni idetë që ju vlerësoni se duhet të jenë pjesë e programit.

Bëhuni pjesë e ekipit tim!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.