Bedri Hamza me lajme të mira për mjekët në specializim: Do të paguheni 100%, me ligj i rregullojmë afatet dhe kriteret e specializimeve

Prishtinë, Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar disa mjekë në specializim.

Hamza ka thënë se me ligj të veçantë do ta pamundësohet ndryshimi i kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

“Fushat duhet të ndahen sipas nevojave, jo me iu imponu një specializim që ju nuk e doni. Prandaj, në ligj duhet të specifikohet se cilat janë afatet që çdo vit, pas një viti, dy apo tri, me pas mundësi për specializime, që mos me pas nevojë me mendu se kur po del vendimi. Specializanti duhet ta ketë pagën e plotë, sepse punon aty. Është e vërtetë se e ka anën teorike, por e ka edhe anën praktike. Ata e kanë përfunduar financimin prej familjes e shtëpisë, me përfundimin e fakultetit 6 vjet. Specializantët duhet me u pagu 100%”, ka thënë Hamza.

Me ligj të veçantë, Hamza ka thënë se do të pamundësohet edhe ndryshimi i kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

Videomateriali për televizione i takimit të Bedri Hamzës me specializantët shëndetësor: 

https://we.tl/t-RnAbsrWMS2


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.