Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Vushtrrisë.
Z. Hamza ka theksuar se “Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!”
Postimi i tij në fb:
Pasdite e mirë në Kalanë e Vushtrrisë, me bashkëbiseda të sinqerta me mësimdhënës, ndërmarrës, studentë dhe njerëz të artit e kulturës të kësaj komune.
Beteja jonë është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor. Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë.
Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!