Bedri Hamza merr sugjerimet e qytetarëve në Kamenicë: Programi duhet me qenë për qytetarët, jo për qeveritarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, punëtorinë e radhës e ka zhvilluar me qytetarë të Komunës së Kamenicës.

Në këtë takim me qytetarët, Hamza ka marrë sugjerime të ndryshme nga qytetarët për shëndetësi, ekonomi dhe punësim.

Në videon e publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Hamza thotë se programi duhet me qenë për qytetarët, jo për qeveritarët.

“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza.

Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.