Bedri Hamza: Na duhet program për qytetarët, jo për kabinete të ministrave

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të punëtorive me qytetarë për programin e tij, ka qëndruar të premten në Prizren, ku ka dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Hamza ka thënë se ka marrë ide dhe sugjerime të mira, të cilat do të bëhen pjesë e programit të tij qeverisës.

Kandidati i PDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për një program qeverisës për qytetarin, më shumë sesa për kabinetin e ministrave.

“Neve na nevojitet një program për qytetarin. Jo një program për një kabinet të ministrave ose për politikën. Mora ide të jashtëzakonshme dhe ju siguroj që një pjesë të madhe keni me i pas në programin e PDK-së, në programin tim”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se një prej sfidave më të mëdha të ekonomisë është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.

Disa nga kërkesat që Hamza mori nga qytetarët e Prizrenit kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në shëndetësi, art e sport, por edhe në fuqizimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

https://www.facebook.com/reel/1907357829754457

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.