Bedri Hamza në Mitrovicë: Po bashkohemi për Kosovën

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim me qytetarë në Mitrovicë.

Hamza ka shkruar në rrjete sociale se janë duke u bashkuar për Kosovën.

Postimi:

Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri. Vite më parë u bashkuam që ta bëjmë Mitrovicën më të mirë. U bashkuam që Mitrovicën t’ia rikthejmë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën!

Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe!

Gjithmonë në shërbim të qytetarëve! Gjithmonë me ty, MITROVICË!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.